Mbi 30 milion të infektuar me COVID-19


Mbi 30 milion të infektuar me COVID-19

09:33 18/09/2020

Numri i të infekruave me COVID në të gjithë botën po rritet me shpejtësi. Sipas të dhënave të publikuara nga Worldmeter këtë të premte numri i të infektuarve ka shkuar në 30,358,098.

Nga ana tjetër mësohet se numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi është 950,636 dhe atyre që e kanë fituar betejën ka arritur në 22,046,488.

Për sa i përket renditjes botërore në vend të parë ndodhet ende SHBA me 6,874,596 raste të konfirmuara që nga nisja e pandemisë. Pas saj renditet India me 5,214,677 të infektuar dhe në vend të tretë është Brazili me 4,457,443 raste.

Edhe për sa i përket numrit të vdekjeve, sërish SHBA qëndron në vend të parë pasi deri tani ka humbur 202,213 qytetarë. /tvklan.al





Të ngjashme