Një aventurier paraplegjik do të ngjisë Polin e Jugut e gjitha në kërkim të një kure për dëmtimin e palcës kurrizore e cila mund t’a shpëtojë atë nga paraliza.

Aventurieri britanik Darren Edwards, i cili mbeti i paralizuar në vitin 2016 pas një aksidenti në ngjitje në një shkëmb në Uellsin e Veriut. Ai do të përpiqet të udhëtojë një distancë prej 333 kilometrash gjatë ekspeditës që nis në dhjetor 2024.

Edwards do të përdorë një pajisje skijimi të përshtatur për problemin shëndetësor që ai ka e cila përmban paterica të dizajnuara posaçërisht, duke u mbështetur në pjesën e sipërme të trupit, shpatullat dhe krahët për të krijuar lëvizje.

Edwards për Reuters shprehet se Poli i Jugut ka qenë një ndër destinacionet e tij të preferuara pasi kishte lexuar për eksplorimet e kapitenit të marinës britanike Robert Scott.

“Më është dhënë mundësia për të zhvilluar këtë ekspeditë shumë novatore për dikë si unë me një dëmtim të palcës kurrizore pasi nuk mund të bëjë ski ashtu siç e ëndërroja të bëja në Polin e Jugut. Ka shumë pyetje pa përgjigje dhe ka shumë pasiguri për sa i përket mënyrës sesi trupi do të reagojë. E dini, po të ishte bërë kjo më parë, do të kishte një plan, do të kishte një libër rregullash që ne mund ta ndjekim, në temperatura nën zero.”

Gjatë ekspeditës, Edwards dhe dy anëtarët e ekipit të tij do të ecin nëpër borë dhe akull deri në 12 orë çdo ditë, duke tërhequr pas tyre 80 kilogramë pajisje.

“Duke marrë parasysh faktin që un jam një paraplegjik do të shikojmë sesi kjo ekspeditë do të ndikojë në mënyrën se si do të ndihem nga dita në ditë. Natyrisht, unë do të kem pajisjen e cila do të më ndihmojë, por ekziston rreziku i ngrirjes së trupit pavarësisht se unë nuk kam ndjesi si pasojë e dëmtimit, ekziston rreziku i lëndimeve nga moti i ftohtë, pra ka shumë gjëra që nuk mund t’u përgjigjemi derisa të arrijmë atje.”

Aventurieri britanik shpreson se ekspedita e tij do të mbledhë 300,000 £ nga donacionet publike, në ndihmë të fondacionit Wings For Life, të cilët po hulumtojnë trajtime për paralizën që ndryshon jetën. Qëllimi i mbledhjes së fondeve përkon me numrin e njerëzve që pësojnë një dëmtim të palcës kurrizore në mbarë botën çdo vit.

Aventurieri është optimist se një kurë për dëmtimin është në horizont dhe shpreson për zbulimin e trajtimeve dhe kërkimeve të reja për t’i dhënë mundësinë njerëzve që të rikthehen siç ishin më përpara.

“Gjëja për të cilën mendoj gjithmonë është misioni i Wings for Life që t’i japë dikujt mundësinë që të ndryshojë jetën dhe të kthehet siç ishin më përpara. E dini, do të gënjeja nëse do të thoja se nuk doja të kthehesha tek ai djali që isha. Por kërkimi që po kryen Wings for Life do të thotë se ndoshta pas pesë ose dhjetë vjetësh, një version i ardhshëm i meje ose i kujtdo tjetër që njohim, mund të shkojë në spital, të kalojë një procedurë thjesht për shkak të kërkimit që Wings for Life ka bërë sot dhe nesër ata duhet të kthehen në jetën që kishin.” 

CEO e Wings For Life UK Emma Hinds shprehet se fondacioni është në rrugën e duhur për të zbuluar një trajtim, duke shtuar se disa të sëmurë me lëndime të shtyllës kurrizore madje kanë rifituar aftësinë për të ecur përsëri, pas viteve të kërkimit të fundit.

“Ajo që Darren po bën është e jashtëzakonshme dhe mendoj se do të ishte diçka me të cilën çdo person i aftë do të luftonte, është një sfidë e rëndësishme. Por që Darren ta bëjë këtë, përfaqëson kaq shumë shpresë. Pra, fakti që ai po e bën atë, ai po tregon se ju mund të shkoni përtej kufijve tuaj dhe se çdo gjë është e mundur pavarësisht dëmtimit që ka pësuar në shtyllën kurrizore. Dhe jo vetëm kaq, por paratë që ai po mbledh, ofrojnë shpresë të për të tjerë që vuajnë të njëjtin problem që shpresojnë të gjejnë një kurë. Ne kemi bërë më shumë përparim në pesë vitet e fundit sesa në 25 vitet e mëparshme dhe Ëings for Life ka qenë përgjegjëse për financimin e projekteve kërkimore më të fundit dhe provat klinike nga më të përparuarat. Tani po shohim individë që po ecin përsëri, kështu që jemi në rrugën e duhur dhe nuk do të zgjasë shumë.”

Pas paralizës së tij, Edwards ka përfunduar disa ekspedita të guximshme, duke përfshirë ski me karrige me rrota në malet e Europës si dhe një udhëtim me kajak në Britani.

Edwards në fund shpreson që përpjekja e tij e ardhshme për rekord do të frymëzojë jo vetëm njerëzit me lëndime si ai, por edhe këdo që kalon një periudhë sfiduese në jetën e tyre.

“Nuk ka të bëjë vetëm me frymëzimin e njerëzve me lëndime të shtyllës kurrizore, por ka të bëjë me frymëzimin e kujtdo që momentet e vështira në jetë nuk përcaktojnë se kush jemi ne dhe momentet e vështira në jetë nuk përcaktojnë se ku shkojmë. Në ato momente të vështira gjëja që ka më shumë rëndësi është të zotërosh vendin ku shkon tani.”

Në vitin 2022, ai u bë personi i parë në një karrige me rrota që përfundoi një maratonë në shtatë kontinente në shtatë ditë.

Klan News