Kina renditet e para me më shumë vaksina të administruara

Numri i vaksinave kundër Covid-19 të administruara në rang global ka arritur në 3,79 miliardë. Kina renditet e para në të gjithë botën, me më shumë se 1,51 miliardë vaksina të administruara brenda vendit atje ku u përhap për herë të parë virusi në fund të vitit 2019. Ajo ndiqet  nga India me gati 423,4 milionë vaksina.

SHBA ka administruar  mbi 339.7 milion doza, e ndjekur nga Brazili me mbi 130 milionë. Vendet dhe rajonet me të ardhurat më të larta po vaksinohen 30 herë më shpejt  se ato me një nivel të ardhura më të ulëta.

Fushatat e vaksinimit në Gjermani Mbretërinë e Bashkuar dhe Japoni  gjithashtu po vazhdojnë me shpejtësi.

Meqenëse vaksinat kundër COVID-19 zakonisht jepen në dy doza për person, numri i vaksinave të administruara nuk do të thotë se është i njëjti me numrin e personave të vaksinuar. Me ritmin aktual  mund të duhet edhe një vit për të arritur një nivel të lartë të imunitetit global. Sidoqoftë, kapaciteti prodhues po rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe vaksina të reja po dalin në treg.

Klan News