Një zjarr i madh në një spital të Koresë së Jugut ka lënë të paktën 41 të vdekur dhe më shumë se 70 të plagosur, raporton

The Independent

. Zjarri dyshohet se ka nisur si një incident në një dhomë urgjence në katin e parë të një spitali në Miryang, 170 milje në juglindje të kryeqytetit Seul.

Zjarrfikësit u fotografuan duke u përpjekur të shuajnë zjarrin, i cili shkaktoi një tym që përfshiu gjithë qytetin. Raportet thanë se kur filloi zjarri, më shumë se 100 pacientë ishin brenda ndërtesës së spitalit dhe një azil pleqsh ndodhej pranë.

Autoritetet paralajmëruan se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet. Zjarrfikësit ishin ende në procesin e evakuimit të rreth 200 njerëzve brenda ndërtesës kryesore të spitalit dhe azilit të pleqve.

Kryeministri i Koresë së Jugut Lee Nak-yeon urdhëroi që të gjitha pajisjet dhe personeli të përdoren për të luftuar flakët, duke shtuar se spitali duhet të kontrollohet shpejt për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur, tha zëdhënësi i tij në një deklaratë./tvklan.al