Mbi 42 mijë arsimtarë janë vaksinuar në të gjithë vendin




Mbi 42 mijë arsimtarë janë vaksinuar në të gjithë vendin

12:47 16/06/2021

Manastirliu: Janë imunizuar plotësisht me të dyja dozat mbi 25 mijë

Mbi 42 vaksinime janë kryer deri tani për stafet pedagogjike në vendin tonë. Shifrat i bëri të ditura Ministrja Ogerta Manastirliu e cila theksoi se mbi 25 mijë arsimtarë janë imunizuar me të dyja dozat.

Kjo kategori e popullatës u shpreh se tashmë ndihen më të sigurt në prag të vitit të ri shkollor dhe akademik.

Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 956,250 mijë doza vaksinash anti-Covid dhe janë vaksinuar mbi 836 mijë qytetarë të kategorive më të rriskuara sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Klan News





Të ngjashme