Policia e Shtetit ka vendosur 522 gjoba gjatë ditës së sotme me vlerë 30 mijë Lekë të vjetra për mos mbajtje të maskës në kuadër të Aktit Normativ kundër pandemisë.

Kontrollet nga policia janë kryer në rang vendi dhe u konstatuan qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse, pasagjerë pa maska në automjetet e transportit publik dhe pasagjerë pa maska në automjetet private, të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesin e automjetit.

Janë shoqëruar në ambientet e policisë në të gjithë vendin, 12 persona të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 Lekë të reja dhe janë lënë të lirë. /tvklan.al