Administrata e presidentit Donald Trump do të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të më shumë se gjysmë milioni emigrantëve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela. Këta emigrantë janë paralajmëruar të largohen nga vendi përpara se të anulohen lejet e tyre, ka njoftuar qeveria federale. Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka bërë të ditur se do të kërkojë arrestimin dhe dëbimin e tyre nëse nuk arrijnë të largohen në 30 ditët e ardhshme.
Zyrtarët u bëjnë thirrje emigrantëve që të përdorin aplikacionin përkatës për t’u regjistruar për vetë-deportim. 530,000 emigrantët u sollën në SHBA nën një proces financimi nga administrata e Biden, por Trump e pezulloi programin sapo mori detyrën. Programi u lançua në 2022, duke mbuluar fillimisht venezuelasit përpara se të zgjerohej në vende të tjera.
Administrata Biden kishte argumentuar se ky program do të ndihmonte në frenimin e kalimeve të paligjshme në kufirin jugor të SHBA dhe do të lejonte verifikimin më të mirë të atyre që hyjnë në vend. Departamenti i Sigurisë Kombëtare kritikoi administratën e mëparshme dhe tha se programi kishte dështuar në qëllimet e tij. Që nga marrja e detyrës në janar, politikat e Trump-it për emigracionin kanë hasur në një sërë pengesash ligjore.
Trump po shqyrton gjithashtu nëse do të anulojë statusin e përkohshëm ligjor të rreth 240 mijë ukrainasve që ikën në SHBA gjatë konfliktit me Rusinë.
Klan News