Agjencia publike e shëndetit në Gjermani ka raportuar se deri më tani janë infektuar 57.298 persona në të gjithë vendin nga koronavirusi. Këtë të hënë janë shënuar 4.751 raste më shumë nga dje.

Numrin më të lartë të rasteve e ka Bavaria, ku u shfaq për herë të parë sëmundja. Ndërkohë numri i të viktimave ka shkuar në 455.

Këto lajme vijnë pasi Thomas Schaefer, ministri i financave për rajonin Hesse, u vetëvra pas frikës së menaxhimit të krizës së koronavirusit.

Guvernatori Volker Bouffier tha për mediat lokale se Schaefer ishte shqetësuar nëse “do të mund të plotësonin me sukses pritjet e njerëzve, veçanërisht në aspektin financiar”./tvklan.al