Mjekët e familjes përcaktojnë ditën e vaksinimit

Fluks kërkesash për vaksinë edhe në portalin e-Albania. Burime zyrtare për Tv Klan nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacioni sqarojnë se vetëm në 3 ditë janë regjistruar mbi 6 mijë kërkesa për vaksinë në portalin e-Albania nga do grupmoshë. Kërkesat nga portali do u dërgohen qendrave shëndetësore sipas mjekut të familjes. Janë mjekët e familjes që bëjnë planifikimet për vaksina sipas grupmoshës së aplikuesit.

“Na kanë ardhur edhe kërkesat nga e-Albania. Edhe këto kërkesa po i marrim dhe po u caktojmë ditën dhe orën pacientëve”.

Mjekja Bruna Shiroka, thotë se po vijon vaksinimi i të moshuarve plus 80 vjeç. Në ditë po kryhen më shumë se 100 vaksinime.

“Po vijon procesi i vaksinimit për personat plus 80. Në fillim kishim një dyndje të pacientëve të moshuar që arriti në 150 vaksinime. Ndërsa këto dy ditë po funksionon me aplikime. Arrin në 100 vaksinime në ditë”.

Përveç të moshuarve mbi 80 vjeç, nëpër qendra shëndetësore po vaksinohen edhe ata të moshuar mbi 70 vjeç, që kanë sëmundje klinike e dhe që nuk mund të paraqiten në qendrën e vaksinimit në sheshin Skënderbej.

Tv Klan