ISIS merr përsipër sulmet

Më shumë se 60 persona, 12 prej tyre shtetas të shërbimit amerikan kanë mbetur të vrarë nga shpërthimet në Afganistan. Në qendër të sulmeve pranë aeroportit të Kabulit kanë qenë qytetarët afgane që tentojnë të largohen drejt Shteteve të Bashkuara apo shtetas amerikanë të shërbimit.

Sulmet ndodhën pranë portës Abbey të aeroportit të Kabulit dhe afër një hoteli që njihej si vendqëndrim i britanikëve. Pas shpërthimeve kamikaze nisën breshëritë e armëve, që shkaktuan dhjetëra të vdekur të tjerë.

Sulmet terroriste nga ISIS ishin parashikuar nga agjencitë e inteligjencës së disa vendeve perëndimore, të cilat i kishin bërë thirrje shtetasve të tyre të qëndronin larg aeroportit të Kabulit. Gjenerali amerikan Frank McKenzie tha se sulmet janë kryer nga luftëtarë të ISIS që pas shpërthimeve kanë qëlluar me armë drejt ushtarëve e civilëve.

McKenzie tha se mund te këtë një koordinim me talebanët për çdo rrezik tjetër. Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmit terrorist në aeroportin e Kabulit ditën e sotme. BBC shkruan se ata konfirmuan sulmin nëpërmjet një mesazhi në aplikacionin Telegram.

Prej mëse 1 jave talebanët kanë marrë kontrollin e vendit duke shtyrë mijëra afganë t’i drejtohen aeroportit të Kabulit për t’u arratisur. Deri më 31 Gusht është afati i lënë sipas paktit mes SHBA dhe talebanëve teksa deri më tani janë evakuuar mbi 100 mijë qytetarë.

Tv Klan