Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të martën se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 628 pacientë, prej tyre 440 janë të prekur me koronavirus.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 14 pacientë janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 419 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Këtij vendi të martën i janë​ shtuar 171 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 463 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 13 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 354.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 190 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,988.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10,590 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./REL