Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën 636 persona, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 16,523. Një ditë më parë, në shtetin fqinj humbën jetën 525 pacientë.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore italiane, sot u shënuan 3599 raste të reja infeksioni. Në total, numri i personave të infektuar nga COVID-19 është 132.547.

Nga ana tjetër, Spanja vijon të jetë shteti me numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve në Europë. Kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të infektimeve në të gjithë botën. /tvklan.al