Më shumë se 70 persona mbetën të lënduar si pasojë e përleshjeve gjatë protestës masive të së mërkurës në Hong Kong. Të paktën 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë, raportojnë mediat lokale. Policia përdori plumba gome dhe një sasi të madhe gazi lotsjellës në përplasjen e dhunshme me protestuesit.

Prej ditësh Hong Kong po përballet me protestat më forta në dekadat e fundit. Rreth 1 milion qytetarë u mblodhën përpara godinës së qeverisë, në kundërshtim të një projekt-ligji që i lejon Kinës të arrestojë dhe ekstradojë shtetasit e krahinës autonome. Kjo paketë ligjore konsiderohet nga popullit si tentativë për kontrollimin e autonomisë së Hong Kongut nga Pekini.

Tv Klan