Pas insekteve OBSH rendit gjarpërinjtë dhe qentë

Mushkonjat shkaktojnë 725 mijë viktima në vit. Është kryesisht malarja, ajo që transmetohet nëpërmjet këtyre insekteve, sëmundja më problematike. Sipas OBSH në vitin 2017 si pasojë e malarjes kanë vdekur 435 mijë njerëz dhe 215 milionë kanë qenë të infektuar, më përqendrim më të madh në 11 vende të botës, nga të cilët 10 në Afrikë dhe India. Pra, mushkonjat duket se janë më të rrezikshmet në botë për njeriun, pasi janë ato që shkaktojnë numrin më të madh të viktimave çdo vit nëpërmjet sëmundjeve që transmetojnë.

Nga të dhënat e organizatave ndërkombëtare, rezulton se gjarpërinjtë shkaktojnë rreth 50 mijë viktima çdo vit, qentë 25 mijë, ndërsa mushkonjat mesatarisht 725 mijë, çka është një diferencë mjaft e madhe. Përveç malarjes, mushkonjat janë përgjegjëse edhe për përhapjen e mjaft sëmundjeve të tjera, si Dengue, Virusi I Nilit, etj.

Në 20 Gusht 1897 për herë të parë në botë u zbulua nga Sir Ronald Ross se është pikërisht mushkonja shkaktare e Malarjes, duke qenë femra transmetuesja e saj tek njeriu. Për këtë arsye 20 Gushti është edhe Dita Ndërkombëtare e Mushkonjave kundër malarjes.

Klan Plus