LDK kërkon vaksinimin e mësuesve deri në Shtator

Në dy ditët e fundit janë duke marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19 stafi shëndetësor, ndërsa paralelisht janë duke marrë dozën e parë qytetarët mbi 65 vjeç. Deri më tani janë vaksinuar 74 500 qytetarë prej tyre 2000 kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Aktualisht në Kosovë kanë arritur rreth 100 mijë doza të vaksinave anti-Covid ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pfizer për blerjen e vaksinave ndërsa synon që deri në fund të vitit të vaksinojë 60% të popullatës.

Por Lidhja Demokratike e Kosovës në debatin për arsimin që u zhvillua në Kuvend ka kërkuar nga qeveria që deri në shtator të vaksinojë të gjithë mësimdhënësit.

Ata gjithashtu kanë kërkuar të nga e hëna mësimi të kthehet në orar të plotë. Aktualisht në Kosovë është duke u aplikuar plani i mësimit online dhe me orar të shkurtuar në mënyrë që të ketë distancë ndërmjet nxënësve në klasë.

Tv Klan