Mjekët: Interes i lartë, qytetarët vijnë pa sistem referimi

Të enjten Spitali Memorial i Fierit ka hapur dyert për qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbim spitalor. Janë 35 qytetarë kryesisht nga qyteti i Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës që janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, kryesisht ambulatorë në ditën e parë të hapjes së spitalit.

“Kemi bërë një hapje sipas fazave. Dje ishte dita e parë e hapjes me shërbimet ambulatorike, urgjencat e para, sharbimi i imazherisë së avancuar, shërbimet e tjëra të mjekësisë interne vizita të ndryshme me mjeke të ndryshëm sipas nevojave të pacientëve. Kemi konsultuar 35 pacientë pacientë, kemi realiziar 4 skaner dhe 2 rezonancë magnetike”.

Edhe në ditën e dytë, qytetarët i janë drejtuar dyerve të Spitalit Memorial të Fierit për të marrë konsulta dhe shërbim nga mjekët shqiptarë dhe ata turq.

“Kam sjellë gruan, ne të vjetrit jemi mësuar me ato godina të vogla, spitale të vegjël dhe kjo është arritje shumë e madhe”.

“Morëm vesh dje që është hapur dhe erdhëm. Tani nësë mbahet kështu me këtë shërbim është mrekulli”.

Të gjithë pacientët që janë paraqitur nuk kanë pasur referim nga mjeku i familjes dhe ai specialist.

“Ata nuk e kanë ndjekur sistemin e regetimit dhe kemi qenë të detyruar të gjithë t’i presim dhe t’ju japim shërbimin. Por më pas duhet të ndiqet sistemi i referimit”.

Janë 19 mjekë shqiptarë dhe 7 turq që u vijnë në ndihmë pacientë shqiptarë.

“Kjo është hera e parë që po punoj jashtë Turqisë. Kam vënë re që edhe mjekët shqiptarë janë shumë profesionist dhe kanë shumë dëshirë për të punuar. Dje kanë ardhur mbi 10 veta për rezonancë dhe radiologji”.

Spitali Memorial i Fierit ka nje kapacitet prej 150 shtretërish por ende nuk ka asnjë të shtruar.

Ai do të menaxhohet nga një staf i përbashkët shqiptaro-turk dhe ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Tv Klan