Aplikacioni “Anom” gjurmoi pjesetarët e organizatave kriminale

Një dredhi e FBI-së çoi në pranga mbi 800 pjesëtarë të grupeve të ndryshime kriminale në 18 vende të botës. Aktiviteti kriminal i personave të arrestuar u zbulua përmes një aplikacioni të quajtur ANOM, të cilin ata e përdornin duke besuar plotësisht se ishte i pagjurmueshëm nga autoritetet dhe se komunikonin në fshehtësi të plotë.

Por në fakt, ky aplikacion ishte zhvilluar nga programuesit e lidhur me Zyrën Federale amerikane të Hetimit. Të arrestuarit ishin tërhequr për të komunikuar në ANOM përmes agjentëve të FBI-së të infiltruar në rrjetet e tyre.

Grupet kriminale merreshin kryesisht me trafik droge, pastrim parash dhe ekzekutime me porosi.

Autoritetet australiane, një ndër vendet pjesëmarrëse në këtë operacion, sekuestruan nga këto grupe mbi 3 tonë drogë të llojeve të ndryshme si dhe para kesh e asete me vlerë 35 milionë dollarë. 2.7 milionë dollarë asete të tjera u sekuestruan në Zelandë të re. Arrestime janë kryer edhe nga agjencia policore europiane EUROPOL që koordinon policitë e vendeve të unionit. Në këtë operacion morën pjesë mbi 9 mijë policë në gjithë botën.

Aplikacioni i FBI-së është përdor në 12 mijë pajisje nga 300 organizata kriminale në rreth 100 vendet të botës.

Tv Klan