Dyshime për helmim nga uji, IKSHPK: Mostrat e analizuara kanë rezultuar në kufij të lejuar

Mbi 800 banorë të Deçanit janë paraqitur që prej fundjavës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për të kërkuar ndihmë mjekësore me dyshimin e një helmimi. 428 prej tyre kanë qenë me simptoma të njëjta, ndaj dyshimet paraprake flasin për një helmim nga uji. Mes pacientëve ka edhe mjaft fëmijë.

Sipas mjekëve pacientët kanë ardhur me marramendje, me dhimbje e barku e diarre dhe  me temperaturë.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka deklaruar se në mostrat e marra të ujit dhe rezultatet e nxjerra konstatojnë se nuk ka tejkalim të vlerave normale të përcaktuara me standardet evropiane.

Nga analizat bakteriologjike të marra brenda 24 orëve të para duke qenë se këto duhet të kultivohen dhe ruhen në laborator, në dy mostra që janë marrë në Gramaçel dhe Goxhan shfaqen disa baktere të dyshimta, të cilat nevojitet një hulumtim laboratorik për të parë mos ka ndonjë infeksion pastro-intestinal eventual”.

Ndërsa, zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha se lajmi i mirë është se të gjithë qytetarët që kanë kërkuar ndihmë në QKMD në Deçan nuk kanë pasur nevojë për hospitalizim dhe gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj hodhi dyshime për një helmim të qëllimshëm të ujit, pasi sipas tij është hera e dytë brenda një muaji që përsëritët e njëjta gjë.

Nga ana e saj, Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pas një bisede me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj se organet e drejtësisë duhet të hetojnë me urgjencë për këtë ngjarje.

Klan News