Mbi 90 mijë Euro cash u tentua të nxirreshin nga Shqipëria

Mbi 90 mijë Euro cash u tentua të nxirreshin nga Shqipëria

14:07 04/09/2017

Autoritetet greke thonë se gjatë dy javëve të fundit në doganën e Kakavijes janë kapur sasi të mëdha parash të padeklaruara.

Kanë qenë disa shqiptarë që tentuan të kalonin drejt Greqisë shumat e parave, por nuk i kishin deklaruar. Zyrtarët kufitarë grekë në Kakavije kanë bllokuar 90.460 euro në total vetëm gjatë 15 ditëve të fundit. E gjithë shuma nuk ishte deklaruar tek autoritetet doganore.

Rasti më i fundit është shënuar ditën e sotme. Doganierët grekë në Kakavije kanë kapur një tjetër shqiptar që u përpoq të hynte në Greqi me 32.600 euro cash, i cili nuk i kishte deklaruar. Ai u gjobit me 25% të kapitalit të parave të bllokuara./

tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI