Mbi 90 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë dy doza vaksine kundër Covid-19


Mbi 90 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë dy doza vaksine kundër Covid-19

08:42 18/07/2021

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Kurse tre pacientë janë shëruar.

Numri i rasteve aktive është 98. Nga 1 mijë e 944 testime, dy qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar tre qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 534. Në total numri i rasteve aktive është 98.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 430 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310 mijë e 415 doza të vaksinës. Deri më sot 90 mijë e 165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./klankosova







Të ngjashme