Ankesat e disa qytetarëve për mbifaturime nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kanë marrë zgjidhje nga emistioni “Stop” në Tv Klan.

Qytetari Ardian Lleshi nga Lezha ankohet se para pak kohësh i erdhi një faturë energjie me vlerë mbi 800 mijë Lekë të vjetra. Ardiani konstatoi se libreza ka numër tjetër dhe sahati tjetër. Gazetarja e “Stop” u drejtua në degën e OSHEE Lezhë dhe takoi drejtorin Luan Rosaj, i cili premtoi se ky problem është i zgjidhur. Drejtori Rosaj tha se Ardian Lleshi nuk do të paguajë për mbifaturimin.

Të njëjtin problem kishte edhe një qytetare tjetër në zonën e Laprakës në Tiranë. Zonja Mete Xhunga pretendon se është mbifaturuar nga OSHEE, pasi në shtëpi nuk ka pajisje elektrike dhe energjinë e përdor vetëm pëe ndriçim. Edhe për këtë rast, gazetarja e emisionit “Stop” mori kontakt me drejtorin e OSHEE dhe përgjigja ishte se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, për të cilin zonja Mete Xhunga nuk do të paguajë.

Edhe mbrëmjen e sotme emisionit “Stop” u transmetua me minutash të shkurtuar për shkak të natës së dytë të “Këngës Magjike” që transmetohet drejtpërsëdrejti në televizionin Klan. /

tvklan.al