koloretoIshte një nga idetë që ministrja e kulturës Mirela Kumbaro shprehu gjatë një takimi që pati disa ditë më parë me kineastet, ku kryefjala ishte e ardhmja e filmitshqiptar. Por për producentët mbështetja financiare nga shteti është thelbësore për të mbajtur gjallë industrinë e filmitshqip. Koloreto Cukali, bashkëproducenti dhe skenaristi i filmit“Femrat” tregon se është mision i pamundur të realizosh një produksion të pavarur. Edhe pse komedia romantike“ Femrat” i pari film i pavaruar pas viteve ’90 pati një shikueshmëri prej 40 mijë vetash, përsëri ai nuk ia doli të mbulojë shpenzimet e tij.

Për skenaristin Koloreto Cukali që kinemaja shqiptare të rimarrë frymë duhet një sistem i ri taksimi ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë për prodhimin kinematografik vendas.

Edhe pse në kushtet kur buxheti për filmin në vit është 500 mijë euro, ku biznesi nuk përfiton asnjë lehtësim, Koloreto beson se tregu ekziston por duhet ushqyer më shumë dhe me filma më cilësorë.