“E-Albania” është portali qeveritar që shërben për të marrë certifikata dhe dokumente të ndryshme për të shmangur zyrat e shtetit. Një ditë më parë, edhe Kryeministri Edi Rama foli sërish për “E-Albania” nga qyteti i Durrësit për shërbimet online që ofron ky portal.

Por sa njohuri kanë qytetarët për të përdorur shërbimet e “E-Albania”? Mesa duket ka një masë të konsiderueshme qytetarësh që nuk janë në gjendje të përdorin portalin online të qeverisë. Për këtë arsye, një numër i madh i zyrave private kanë nisur aktivitetin për të bërë aplikimet e dokumenteve për qytetarët në “E-Albania”.

Ky shërbim bëhet kundrejt një pagesë që kushton kryesisht 5 mijë Lekë. Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar përmes kamerave të fshehta këto zyra private që kanë “mbirë” si kioska, të cilat kundrejt pagesës të bëjnë gati aplikimet apo dokumentet e nevojshme. “Stop” e ka vëzhguar këtë situatë në disa qytete të vendit.

Qyteti i parë është ai i Sarandës.

Qytetari – Aplikim për pashaportë bën?

Fotografi – Po! Aplikim do?

Qytetari – Po! Si i bëhet?

Fotografi – Fotografitë dhe pastaj do vesh të.., aplikosh diku. Ku do aplikosh ti?

Qytetari – Po kta thanë bëhet online, ku di unë.

Fotografi – Po online, po ku do të vesh ti tani?

Qytetari – Po kush i bën online? Kush bën nga këta, që aplikon?

Fotografi – Plot janë. Do të nis unë tani.

Qytetari – Tek kush do më nisësh, që të iki direkt unë?

Fotografi – Dale, të të fotografoj njëherë!

Qytetari – Fotografitë i bëj pastaj unë, o burrë!

Fotografi – Hë?

Qytetari – Vij i bëj pastaj fotografitë.

Fotografi – Pa fotografi nuk bëhet aplikimi. Niset këtej puna, pastaj vete tek ai, që aplikon. O të të fotografoj, do t’ja nis unë, që këtej me e-mail tek personi, që do vesh. E kuptove?

Qytetari – Si t’i them unë asaj tek Vodafoni?

Fotografi – O të të nis unë tani fotogafinë dhe janë fotografitë. Bëra fotografitë te Ladi thuaj edhe më nis ti …tek qoshja e pallatit ktu, e ke parasysh, ku është Vodafoni?

Qytetari – Si kalove?

Fotografja – Mirë! Ti?

Qytetari – Dua të bëj një aplikim për pashaportën online!

Fotografja – Po!

Qytetari – E bën?

Fotografja – Unë jo, po do të jap të vesh tek një zyrë.

Qytetari – Ku?

Fotografja – Po ktu tek Gjykata e ke s’ka dhe njeri shumë.

Qytetari – Kush është ajo?

Fotografja – Do bësh fotografitë dhe pastaj do shkosh tek ajo!

Qytetari – Të vete të bëj muhabetin, ça i duhet, ça s’i duhet e vij e bëj fotografinë unë.

Fotografja – Eva!

Qytetari – Si e ka?

Fotografja – Eva e ka emin!

Qytetari – Si kalove? Bëra fotot te Ladi për…

Punonjësja 1 – Po do presësh!

Qytetari – Tani si është? Si funksionon? Ça bëhet?

Punonjësja 2- Je futur herë tjetër në e-albania?

Qytetari – Shpejt, po unë s’e mbaj mënd atë.

Punonjësja 2 – Është problem duhet, që…

Qytetari – Po si do ia bëjmë?

Punonjësja 2 – Tani të bindemi, që je apo s’je i regjistruar.

Qytetari – Jam i regjistruar besoj. Sa lekë kushton ajo si proçedurë?

Punonjësja 2 – Ktu tek ne është 5 mijë lekë. E-maili, e-albania dhe aplikimi.

Qytetari – Po aplikimin, s’e bëni ju dot ktu?

Punonjësja 1 – Ne do e bëjmë aplikimin.

Qytetari – Po!

Punonjësja 1 – Pas ca ditësh do vesh në Bashki!

Qytetari – Po në Bashki ça do bëj, apo thjesht..?

Punonjësja 1 – Shënjat e gishtit!

Qytetari – Shënjat e gishtit?

Punonjësja 1 – Po!

Qytetari – Domethënë për 5 mijë lekë siii…?

Punonjësja 1 – Ne i çojmë kto dokumenta në polici.

Qytetari – Hë, hë…

Punonjësja 1 – Mbarojmë punë me policinë.

Qytetari – Eh, mirë! Faleminderit!

Qytetari – Si kaluat?

Shitësja – Mirë! Si je?

Qytetari – Për aplikimin e pashaportës!

Shitësja – Po!

Qytetari – Ça të duhet?

Shitësja – Ku i ke fotografitë?

Qytetari – Po s’i bëra, se më tha 4 mijë lekë.

Shitësja – Shumë mirë! Nëqoftëse do t’i bësh bëj tek “Foto Ladi”.

Qytetari – Hë, hë…

Shitësja – Tek ky ktu, nuk i dua të printuara thuaj, sepse të printuara të merr 4 mijë lekë. E dua thjesht të ma dërgosh tek e-maili i Elvirës, e ka ai, ja ta shënoj unë emrin. Si proçedurë, ke hapur llogari në e-albania?

Qytetari – Kam hapur, po s’e mbaj mënd.

Shitësja – Mos i bëj kot fotot pastaj, po s’e mban mënd!

Qytetari – Po mund ta gjej kodin unë.

Shitësja – Ok! Dakord! Ik tek “Foto Ladi” edhe bëj foto! “Foto Ladin” e di, ku është?

Qytetari – Po!

Shitësja – Është ktu lart. Fotografitë mos i printo, nuk i dua të printuara! Thjesht më bëj një foto pashaporte ma dërgo tek e-maili i Elvirës!

Qytetari – Po pastaj, ça duhet të bëj?

Shitësja –Dhe pastaj hajde këtu! Kaq! Asnjë gjë dhe pashaportën e vjetër, po e ke me vete ose kartën!

Qytetari – Kartën e identitetit?

Shitësja – Okej! S’ka problem!

Qytetari – Sa vete si proçedurë? Sa vete?

Shitësja – Në qoftë se ti ke e-mailet e ato të hapura, vetëm 10 mijë lekë të vjetra!

Edhe në Tiranë dhe Fier është i njëjti fenomen, kur shërbimet në privat ofrohen kundrejt pagesave të ndryshme.

TIRANË

Qytetari – Si kaluat?

Shitësja – Mirë!

Qytetari – Aplikimet për pashaportë online?

Shitësja – Po!

Shitësi – A e ke kodin e e-albanias?

Qytetari – S’e kam, po mund ta gjej, si ashtu ajo..!

Shitësi – Na duhet kodi i e-albanias e të ndihmojmë neve! Na duhet karta e identitetit, që është numri personal!

Qytetari – Po!

Shitësi – Dhe pasëordi, që është te e-albania!

Qytetari – Po fotografi të duhen, apo i bëni vetë?

Shitësi – Fotot i bëjmë ne i sistemojmë ne të gjitha.

Qytetari – E sa lekë venë ato kshu?

Shitësi – Po!

Shitësja – Po ta kesh kodin e e-albania të shkon 2 mijë lekë. Po qe se do bëhet komplet aplikimi, megjithë e-albanian, me gjithë e-mailin, me gjithë.., të gjitha shkon 5 mijë lekë.

Qytetari – 5 mijë lekë e pastaj, ça më duhet të bëj?

Shitësit – Asnjë gjë! Shkon atje tek pashaporta.

Qytetari – Në komisariat?

Shitësi – Jo! S’ke punë në komisariat ti. Puna e komisariatit e bëjmë ktu me një fjalë nga e-albania, po ia çojmë komisariatit.

Qytetari – Të kuptova!

Qytetari – Si kaluat?

Shitësja – Si jeni?

Qytetari – Dua të bëj një aplikim për pashaportë online!

Shitësja – Je i regjistruar tek e-albania?

Qytetari – Jo i regjistruar jam, po s’mbaj mënd atë.., ça duhet të bëj domethënë?

Shitësja – E mban mënd kodin?

Qytetari – S’e mbaj mënd.

Shitësja – E po pa kodin, s’e bëj dot. Po kodin në fakt e merr tek kto te e-albania te kryeministria.

Qytetari – Po po ça duhet të sjell unë këtu, përveç kodit?

Shitësja – Do bësh foton!

Qytetari – Po!

Shitësja – Kuponin duhet ta blesh tek posta! Nuk është se do ma sjellësh mua, po duhet ta blesh! Kaq më duhet mua! E-mailin nëqoftëse e ke domethënë, nëqoftëse nuk ke e hapim ktu, nuk prish punë, vetëm fotua më duhet!

Qytetari – Ti bën thjesht aplikimin?

Shitësja – Unë bëj aplikimin.

Qytetari – Sa më kushton kjo si?

Shitësja – 500 lekë të vjetra!

Qytetari – 5 mijë lekë?

Shitësja – Jo 500 lekë kshu, nga të voglat.

Qytetari – 500 lekë dhe bën aplikimin për…? Po pastaj ça duhet t’ bëj unë?

Shitësja – Pastaj, mbasi bëhet aplikimi, do të vijë e-maili konfirmues, domethënë do të kthejnë ata përgjigje në e-mail. Nga ajo pastaj bën aplikimin e datës domethënë lë takimin e datës dhe orës domethënë, kur do e bësh.

Qytetari – Pastaj vete në komisariat unë?

Shitësja – Jo! Vete te Aleati! Nuk ke punë te komisariati!

Qytetari – Si kalove?

Shitësja – Mirë!

Qytetari – Interesohem për një aplikim për pashaportë!

Shitësja – Po!

Qytetari – Ça duhet të bëj?

Shitësja – Duhet formati i pashaportës me cd, ose dhe fotografi të skanume, kartën e identitetit. E ke të hapme (E-albania)?

Qytetari – Po!

Shitësja – Kartën e identitetit, që të hapim me gjithë kod, që të hapim adresën dhe kto edhe kaq!

Qytetari – Sa lekë bën? Sa lekë kushton?

Shitësja – 1 mijë lekë!

Qytetari – 1 mijë lekë!

FIER

Qytetari – Si je?

Shitësi – Mirë!

Qytetari – Erdha të pyes, o burrë, si bëhen kshu?

Shitësi – Aplikimi online bëhen kudo, nuk është se i bëj vetëm unë.

Qytetari – Kam parasysh ato, që bëhen te e-albania, o burrë. Ai do 3 ditë të marri policia në telefon, se si është ajo, të lajmërojnë…

Shitësi – Në rregull! Në rregull! Ka një sekret aty ajo, që unë di ta bëj.

Qytetari – S’ia kam idenë fare!

Shitësi – Bëmë një foto të gjyshes, bjemë pashaportën e gjyshes, kartën e identitetit, të bëj aplikimin unë! Nesër do japi shënjat e gishtave! Pasnesër të marrësh pashaportën!

Qytetari – Gjithsej venin kto?

Shitësi – Po 180 vete kuponi, që do blesh poshtë edhe 30 mijë lekë më duhen mua!

Qytetari – Ah! Ok! Mirë! Ika, ciao! Rrofsh!

/tvklan.al