Të rimbjellim Pishë Poron. Kjo është iniciativa e ndërmarrë për të rehabilituar pyllin me pisha të djegur në Pishë Poro. 1000 fidanët e parë do të mbillen nga Partia Agrare Ambientaliste. Kryetari i saj Agron Duka bëri thirrje që nismës ti bashkohen edhe institucione të tjera dhe donatorë.

“Ne si Partia Agrare Ambientaliste kontribuojmë me një shumë modeste, rreth 1000 fidanë të pishave të cilat në do të vijmë t’i mbjellim, por nuk është shumë e rëndësishme akti për të mbjell një pemë më shumë sesa për të marrë një iniciativë e cila duhet të përhapet dhe të gjejë përkrahjen e institucioneve shtetërore por qoftë donatorë, shoqëria civile etj.”

Rimbjellja e pyllit sipas Dukës do të marrë kohë.

“Është e vështirë që kjo të bëhet brenda një viti sepse siç thatë janë 400 apo 700 hektarë të cilat kërkojnë rikuperim, por nëse fillohet një gjë e tillë me mbështetjen e qeverisë mund të arrijmë një rezultat pozitiv.”

Duka kërkoi edhe ndihmën e specialistëve të bujqësisë, për tu treguar llojin e pishës që mund të mbillet në këtë sipërfaqe.

Klan News