Mbillen 6 mijë pemë të reja në Velipojë



Mbillen 6 mijë pemë të reja në Velipojë

20:40 01/12/2020

Klosi: Punësim sezonal për rreth 80 persona

6 mijë pemë të reja janë mbjellë në Velipojë si pjesë e projektit  “Mbështetje për punë publike” i financuar nga qeveria gjermane dhe vënë në zbatim nga GIZ në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe qeverisjen vendore.

Në këtë aksion ishte i pranishëm Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, i cili bëri me dije se ky projekt do të mundësojë pyllëzimin e zonës, por edhe punësimin sezonal të 80 personave që vijnë nga familje në nevojë.

Të punësuarit do të kryejnë mbjelljet në Parkun Kombëtar Qafë-Shtamë, Lurë-Mali i Dejës, si dhe Peisazhi i Mbrojtur Lumi Buna Velipojë, ku do të mbillen mbi 20 mijë fidanë.

Në zonën e mbrojtur Bunë-Velipojë, projekti ka bërë të mundur punësimin e rreth 40 personave, me qëllim kryerjen e mbjelljeve të rreth 6000 pisha të zeza dhe dafina.

Tv Klan







Të ngjashme