Mbipesha shkak kryesor për diabetin

Mbipesha shkak kryesor për diabetin

21:43 17/09/2019

Faktori më ndikues për shfaqjen e diabetit është obeziteti. Universiteti i Copenhagen ka prezantuar në Kongresin e 55 të Shoqatës Evropiane të Studimeve mbi Diabetin, kërkimet më të fundit të kryera mbi një kampion të përbërë nga rreth 10 mijë vullnetarë.

Rreziku më i lartë mbërrin nga mbipesha e tepruar dhe duke e ekspozuar njeriun 6 herë më shumë që të preket nga kjo sëmundje. Ndërsa gjenetika ndikon vetëm 2%, stili i keq i jetesës deri në 20%.

Në 14 vjet vëzhgim mjekësor të vullnetarëve, pothuajse gjysma e tyre u bënë diabetikë. Dhe janë veçanërisht regjimi i keq i ushqimit, mungesa e aktivitetit fizik dhe obeziteti janë faktorët që ndikojnë shumë më tepër, pavarësisht trashëgimisë gjenetike, që luan një rol pothuajse të papërfillshëm.

Pra, që në moshë të re, një regjim ushqimor i ekuilibruar dhe i shëndetshëm, pa e tepruar me ushqimet e fabrikuara të gatshme, është mjaft i rëndësishëm dhe duhet ndjekur me rigorozitet.

Në botë sipas statistikave janë të prekur rreth 422 milionë njerëz nga diabeti nr. 2, që përbën 90% të rasteve të kësaj sëmundjeje. 

Klan Plus

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori