Për të marrë lejen për vjeljen e bimëve medicinale që rriten në gjendje të egër, duhen shumë muaj pritje, por edhe një sërë dokumentesh. Gjë kjo që po penalizon industrinë e bimëve medicinale.

Përfaqësues të shoqatës EPCA kërkojnë nga shteti mbështetje duke i përfshirë në projektet e Bashkimit Europian.

Shoqata e Kultivuesve, Prodhuesve dhe Eksportuesve të Esencave dhe të Bimëve Mjekësore të Shqipërisë në bashkëpunim me stafin akademik të universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bërë një masterplan të punësimit në këtë sektor. Sipas këtij studimi, nëse shteti do t’i mbështeste, kjo industri  do të katërfishonte eksportin, i cili nga 45 milionë euro në 2018 mund të shkojë në 200 milionë euro.  Por mund të sigurohen 43 000 vende punë nga 12 500 që janë sot.

Tv Klan