Diskutohet për plotësimi i kërkesave për ligjin e sportit

Gjysma e skuadrave të Superligës dërguan përfaqësues në mbledhjen e Ligës Profesioniste e mbajtur të premten në Air Albania Stadium. Drejtues të Tiranës, Teutës, Skënderbeut, Laçit dhe Luftëtarit diskutuan për kërkesat e tyre rreth ligjit e sportit që do t’ia paraqesin qeverisë.

Ata thanë se do t’i qëndrojnë deri në fund pretendimeve të tyre ku mbi të gjitha është pika e sponsorizimeve. Nëse kërkesat nuk plotësohen, atëherë mund të ketë masa nga ana e klubeve, ku përmendet edhe një bojkot i mundshëm i kampionatit, por ende nuk ka asnjë vendim.

Tv Klan