Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për mbledhjen e fundit që kanë zhvilluar ministrat e jashtëm të BE.

Në një postim në mediat sociale, Rama teksa ka publikuar kopertinën e librit “Duke pritur Godinë” të Samuel Becket, shkruan bën një pyetje që e lë pa përgjigje se pse mendon ka shpesh për këtë libër kur dëgjon deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më tej ai shton se çdo ngjashmëri me person apo ngjarje konkrete është rastësi.

Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? (Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë ose të vdekur, është sigurisht e rastësishme) #FutureofEurope“, shkruan Rama.

Një ditë më parë ministrat e jashtëm të BE kanë rekomanduar sërish hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./tvklan.al