Qeveria Majko hapet më tej ndaj qytetarëve duke vënë në dispozicion administratën e organeve të pushtetit lokal dhe atij qëndror. Kështu liberalizohet e drejta e personave privatë për t’iu drejtuar gjykatës dhe për të kërkuar prej saj rimëkëmbjen e të drejtave të shkelura nga administrata.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua dhe dokumentacioni që duhet të plotësohet për përfitimin e ndihmës sociale. Qeveria vendosi gjithashtu shtimin me 20 % të pagës së gjeologëve dhe dhënien e fondeve për spitalet e Elbasanit, Librazhdit, Peqinit, Gramshit dhe Beratit./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame