Mbledhja e qeverisë në Elbasan, Kryeministri Rama zbulon fokusin e diskutimeve

Mbledhja e qeverisë në Elbasan, Kryeministri Rama zbulon fokusin e diskutimeve

11:53 06/01/2019

Kryeministri Edi Rama thotë se në fokus të mbledhjes informale të qeverisë në Elbasan, janë diskutimet për rritjen e punësimit dhe sipërmarrjes, përmirësimi i shërbimeve publike, lufta ndaj korrupsionit dhe punësimi i të rinjve në administratë.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”.

Në mbledhjen e qeverisë marrin pjesë edhe ministrat e shkarkuar dhe ata që do t’i zëvendësojnë. /

tvklan.al

Të ngjashme
UKT