Lajme Arkiva 2003

Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, kryeministri Fatos Nano ka raportuar analizën e sukseseve dhe sfidave që mbeten për tu përballuar nga të sapobetuarit përpara presidentit.

Fatos Nano: Në dëshmuam se dimë ti përgjigjemi krimit të organizuar dhe korrupsionit me gjuhën e ligjit dhe të ndëshkimit të miratuar nga drejtësia e organizuar. Pranojmë ndërkaq se nuk kemi mundur ta përdorim mirë këtë gjithë për ata njerëz me imunitet ligjor dhe politik, që dhunojnë ligjet apo zbulojnë me detyrën në dëm të zhvillimit dhe të progresit. Nuk kemi arritur ende të shmangim alibi politike personash që merren në mbrojtje nga grupime të ndryshme politike kudo qofshin. Sepse paradoksalisht jemi gjetur para presionit për më shumë stabilitet fals dhe demokraci fiktive.

Një gjë duhet ta kemi të gjithë të qartë, detyra jone përbashkët është të qeverisim për integrimin është shprehur kryeministri Fatos Nano duke numëruar reformat kryesore të qeverisë, si reforma në administratën publike, reforma në ekonomi dhe financa, reforma në drejtësi, funksionimi i gjykatave dhe i prokurorisë së krimeve të rënda, korrektimin e të gjitha defekteve në sistemin e hetimit dhe të gjykimit.

 Në fushën e rendit publik dhe sigurisë, shëndetësia dhe arsimi do të vazhdojnë të jenë prioritete të qeverisë. Reforma e kthimit dhe kopensimit të pronave është cilësuar nga kryeministri Nano si një nga provat më të vështira për qeverisjen socialiste, po kështu edhe zgjidhja e problemit thish të përndjekurve të regjimit komunist.

Fatos Nano: Ka përfunduar koha kur qeveritë janë përgjegjëse për gjithçka madje edhe për çmimin majdanozit në treg. Nëse opozita i është kthyer sharjeve dhe konfliktualitetit që është provë tjetër e paaftësisë së saj për të bashkëpunuar dhe për të konkurruar hapur me rrugë institucionale dhe me politika të orientuara nga Evropa në terrenin vendas. Ne nuk kemi për të hequr dorë së ftuari opozitën për bashkëpunim pasi demokracia është pjesëmarrje dhe në çdo vend normale demokratik opozita ka detyrimet e veta që duhet ti përmbysë jo vetëm për shkak të elektoratit që pretendon se përfaqësojnë. Ju uroj të gjithëve punë të mbarë dhe gëzuar Vitin  e Ri 2004!/tvklan.al