Mbledhja e socialistëve| Gazetarja: Rama ka paralajmëruar përjashtime, i pakënaqur me rezultatet


Mbledhja e socialistëve| Gazetarja: Rama ka paralajmëruar përjashtime, i pakënaqur me rezultatet

12:21 11/02/2024

Që prej orës 10:30 të kësaj paraditeje, 400 anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS janë bërë sëbashku për të diskutuar lidhur me punën e bërë në çdo qark të vendit nga kjo strukturë.

Gazetarja e Klan News Klesiana Omeri ka siguruar disa detaje sa i takon zhvillimit me dyer të mbyllura të mbledhjes së socialistëve. Ajo thotë se pavarësisht se Rama mohoi të ketë “ndëshkime” në radhët e partisë, kryesocialisti ka paralajmëruar përjashtime për këdo që nuk e ka bërë mirë punën  e tij.


“Do të raportojë një përfaqësues për çdo qark ku do diskutohet rreth gjithë punës së bërë nga kjo strukturë. Kjo mbledhje ka nisur me një fjalë të ministrave të rinj që tashmë janë pjesë e strukturës, për të ndarë eksperiencën e tyre dhe punën e bërë sa i përket analizës. Rezerva ka pasur më shumë për qarkun e Tiranës dhe specifikisht për Kavajën. Rama ka kërkuar një punë më të detajuar për rezultatet që nuk kanë qenë aspak të kënaqshme për të. Madje ai ka paralajmëruar përjashtime. Ndonëse ne deklaratën e tha se nuk do ketë ndëshkim, pritet të ketë largime për ata që nuk kanë sjellë rezultate konkrete në funksion të partisë, pra nuk do jenë më pjesë e saj. Deri më tani është raportuar për Beratin, Tiranën dhe Shkodrën. Për organizim të dobët të strukturave është vlerësuar edhe Shkodra. Kryesocialisti ka kritikuar mungesën e angazhimit të disa prej ish-ministrave, më së shumti të Olta Xhaçkës”, raportoi Omeri.

Kujtojmë se pak para nisjes së kësaj mbledhjeje, kryeministri tha se në fokus janë diskutimet mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe riorganizimi i PS./tvklan.al









Të ngjashme