Diskutohen çështje me krizën ekonomike që po sjell pandemia

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është mbledhur për të diskutuar disa masa që priten të merren për shkak të situatës ekonomike të shkaktuar nga përhapja e Covid-19.

Kjo mbledhje emergjente është jashtë radhës, por mësohet se në fokus të saj nuk do të jetë politika monetare, por analizimi i situatës dhe ndërhyrjeve që mund të bëjë banka në këto momente.

Një javë më parë Këshilli i Bankës Qendrore uli me 0.5% normën e interesit të lekut duke e çuar atë në minimume historike, si masë e cila i vjen në ndihmë lehtësimit të kostove të financimit për biznesin.

Tv Klan