Mbledhje Qeverie / Berisha për dështimin e tenderit të KESH në blerjen e energjisë – 30 Dhjetor 2005


Mbledhje Qeverie / Berisha për dështimin e tenderit të KESH në blerjen e energjisë – 30 Dhjetor 2005

21:23 30/12/2005

KESH nuk arrin të shpallë fituesin e tenderit ndërkombëtar për blerje energjie për vitin e ardhshëm. Kreu i ekzekutivit Sali Berisha ka bërë të ditur në mbledhjen e qeverisë se shkak për mos shpalljen e fituesit nga 7 kompani pjesëmarrëse janë mangësitë ligjore në dokumentacion. Në këto kushte qeveria ka vendosur ta lejoi Korporatën Elektroenergjetike që të blejë,me prokurim të drejtpërdrejt energjinë nga kompanitë që e ofrojnë më lirë dhe vetëm për 3 muajit e parë të 2006.

Sali Berisha: “Ekipi i prokurimit konsideron se mungonin dokumenta në këto kompani të cilat pengonin firmosjen, shpalljen e fituesve për shkak të këtyre mungesave. Në këto rrethana qeveria autorizon KESH-in të prokuroi nga kompanitë e çmimet më të ulëta për 3 muajit që vijnë. Kompanitë të cilat kanë bërë oferta me çmimet më të ulëta. Pra nuk do prokurohet dot për të gjithë vitin sepse po të bëhej kjo i takonte që kompania me çmimin më të lart  të dilte fituese.”

Këshilli i Ministrave ka vendosur që fondet e tepruara të ministrive t’u shpërndahen shkollave të vendit për nevojat e tyre dhe Arkivit të shtetit dhe KESH për pagat. Gjithashtu ekzekutivi ka miratuar shkarkimin e administratorëve të shoqërisë VEFA të cilat sipas Berishës i kanë përvetësuar dhe mirë administruar paratë e fajdeve. /tvklan.al

Gazetare: Mimoza Koçiu










Të ngjashme