Diskutohet për masat ndaj përhapjes së koronavirusit

Për të diskutuar situatën e krijuar nga koronavirusi është mbledhur sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare me inicitivë të Presidentit të Republikës.

Mbledhja është zhvilluar online dhe të pranishëm kanë qenë, veç Presidentit edhe kryeministri  Rama, Kreu i Partisë Demokratike Basha, kryetari i Kuvendit Ruçi dhe disa prej ministrave, kreu i Emergjencave Civile dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit.

Nuk ka ende një njoftim mbi çështjet që janë diskutuar dhe masat e marra.

Tv Klan