Mbështetësit e Lulzim Bashës në PD mbledhin sot Këshillin Kombëtar për të vijuar me procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të partisë.
Më shumë detaje ka dhënë gazetarja e Tv Klan, Jolldiz Mitro në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve.
Pyetje: A ka nisur mbledhja dhe a marrin pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit atje?
Jolldiz Mitro: Pritet të nisë nga minuti në minutë mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e thirrur nga anëtarë të kësaj force politike. Nga 453 anëtarë që ka Këshilli, duhet një korum prej 228 anëtarësh, të cilët të jenë të pranishëm në mbledhjen e sotme. Janë 17 deputetë të PD të rreshtuar krah Gazment Bardhit të cilët nuk janë të pranishëm në mbledhjen e këtij forumi drejtues të kësaj force politike.
Pyetje: Çfarë ka në rend të ditës kjo mbledhje?
Jolldiz Mitro: Në rend të ditës, pika e vetme është ajo për ngritjen e Komisionit Zgjedhor në parti që do të organizojë zgjedhjet në PD për garën e kryetarit të ri të kësaj force poltike. Sot është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave për kreun e ri të PD-së. Deri më tani, nuk ka asnjë kandidaturë të zyrtarizuar, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë propozime konkrete për kandidatura që do të drejtojnë PD-në./tvklan.al