Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë kërcënon me grevë të përgjithshme. Data 20 Shkurt e cila të kujton heqjen e bustit të diktatorit Hoxha, është afati i fundit që mund të arrihen negociata me Qeverinë. Këshilli Kombëtar i kësaj Sindikate me kryetar Fatmir Musakun është mbledhur për të diskutuar mbi problemet sociale që rëndojnë mbi të gjithë sindikatat në vend.

Pjesëtar të këtij takimi të Këshillit Kombëtar ishin përfaqësues të sindikatave të rretheve ku u hodh dhe ideja e bashkimit të 30 që ekzistojnë në një të vetme. Janë ngritur mjaft probleme nga sindikalistët të rretheve të cilët kërkojnë t’u njihet partneriteti social dhe qeveria të jetë transparente dhe t’i respektojë. Na ky bashkim sindikal kërkohet miratimi i Këshillit Kombëtar për 3 partitizmin, punëmarrës,punëdhënës dhe shtet./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti