Berisha: Protesta dhe greva, Fronti i Shpëtimit do të zgjerohet

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ngriti një grup auditimi për të bërë transparencën lidhur me çështjen e lobimit rus gjatë kohës kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha. Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha garantoi se në Partinë Demokratike nuk kanë hyrë para ruse, duke e cilësuar një akt personal të ish-kryetarit Basha.

Demokratëve u kërkoi të ngrihen në nivelin e temperaturave të popullit duke paralajmëruar protesta e greva kundër qeverisë. Edi Ramën e akuzoi si tradhtar të interesit kombëtar dhe vasal të Serbisë.

Një paralajmërim bëri edhe kur foli për vasalitetin që tha se kreu i qeverisë ka ndaj Presidentit Erdogan pas mbylljes së shkollave turke në Shqipëri.

Edi Ramës disa herë iu drejtua si tradhtar, duke i kujtuar edhe marrëveshjen e detit me Greqinë. Vendimin e qeverisë për të rritur cmimin e energjisë Berisha e cilësoi vjedhje që po i bëhet shtresës së mesme. Kryedemokrati paralajmëroi se brenda pak ditëve, PD-ja do të depozitojë në kuvend ligjin e plotë të lustracionit.

Tv Klan