Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore

15:44 10/10/2019

Palët nuk gjejnë dakordësi as për axhendën

Pas 2 orësh diskutime në Komisionin e Reformës Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita parlamentare nuk duken afër gjetjes së gjuhës së përbashkët për axhendën ku do të fokusohet puna e tij.

Shumica kërkon që brenda mandatit të këtij komisioni që përfundon më 28 Nëntor të përmbyllet dhe t’i dërgohen Parlamentit për votim amendimet e kodit me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Dhe më pas të nisë diskutimi për propozimet e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Per bashkëkryetaren Rudina Hajdari, ështeë e papranueshme ndarja në dy faza e punës së komisionit.

Sa i takon opozitës jashtë Parlamentit e cila ka refuzuar të bëhet pjesë e komisionit edhe pse i është rezervuar një vend i posaçëm, mazhoranca duket vullnetmirë për ta përfshirë në kryerjen e kësaj reforme. Damian Gjiknuri thotë se janë gati të zhvillojnë një tryezë gjithëpërfshirëse ku demokratët të sjellin propozimet konkrete. Me përjashtim të atij për ngritjen e një strukture të posaçme të drejtuar nga ndërkombëtarët, pasi kjo sipas Gjiknurit, e tejkalon kompetencën e komisionit.

Palët në komision kanë rënë dakord që brenda javës ekspertët e tyre të sjellin propozime konkrete lidhur me çështjet e financimit të partive, mediave, administratës zgjedhore dhe barazisë gjinore.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori