Të premten paradite 568 delegatët e Kongresit të 3 të PS do të mblidhen përsëri në një tjetër seancë të Kongresit për të votuar për 36 emrat e rinj që do të plotësojnë listën e 80 anëtarëve të KPD-së. Për këtë vendim kryetari Nano ka marrë mbështetjen e 38 kryesocialistëve të rretheve. Rithirrjen e delegatëve të Premten në kongres Nano e ka argumentuar me nenin 15 statutit të Partisë Socialiste sipas të cilit 36 kandidatët anëtarë të KPD-së të publikuar në listën e fituesve, kanë marrë më pak se 264 vota, pra më pak se gjysma e votave për të që në anëtarë të këtij forumi.

Në listën e shpallur të kongresit në listën e 45 deri tek vendi 80, renditen emra të njohur të kampit socialist si Ardian Myslymi, Natash Paço, Ben Blushi, Lush Perpali, Luiza Hoxha, Ndre Legisi, Musa Ulqini, Ilir Zela, Katriot Islami, Shkëlqim Meta, Spartak Braho, Monika Kryemadhi, Elmaz Sherifi e të tjerë. Këta emra do të jenë në krye të listës që do të rivotohen në seancën e të premtes të Kongresit të tretë të Partisë Socialiste.

Megjithatë delegatët e Kongresit mund të votojnë edhe për abrogimin e nenit 15 të statutit socialist duke konfirmuar anëtarë të KPD-së 36 kandidatët që kanë fituar më pak se gjysmën e votave të delegatëve. Kongresi të premten do zgjedhë dhe anëtaret e komisionit të garancive statutore, krye financierin e PS-së dhe komisionin e revizorëve që do të mbikqyrë krye financierin socialist./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame