Strategjia e protestave që pritet të ndërmarrë opozita ka qenë në fokus të mbledhjes së parë të kryesisë së Partisë Demokratike.

Sekretari i ri i Përgjithshëm i kësaj partie, Gazmend Bardhi, tha pas mbledhjes që zgjati gati 3 orë se kryesia ngarkoi Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar të martën paradite për detajet, formën dhe datën e protestës.

Nesër padite pritet të ketë një tjetër mbledhje të kryesisë së PD-së që do të marrë vendimin përfundimtar për protestat.

Tv Klan