Projektet konkrete në infrastrukturë, për autoritetet lokale të rajonit Adriatiko – Jonian, janë ura më e mirë ndërlidhëse, jo vetëm për një bashkëpunim mes vendeve të këtij pellgu ballkanik, por dhe integrimin e tyre europian.

Autostrada Tiranë – Dubrovnik është një nga këto projekte, ku është përqendruar vëmendja e këtij autoriteti, themeluar si e para shoqatë ndërkombëtare në 2006, në Kroaci.

Luciano d’Alfonso – Zëvendëspresident i Eurorajonit: 

“Makrorajonalizimi është një intuitë europiane e kolektiviteveve territoriale që lindi si nevojë e emergjencave të viteve ’90. Rajoni i parë që kë rënë në sy për rritjen e tij është pikërisht rajoni Adriatiko – Jonian, prej të cilit Eurorajoni është organizmi i elaborimit së projekteve dhe nxitjes së zbatimit të tyre. Në këto dhjetë vjet, mund të themi që ne kemi arritur të vendosim një kulturë të re për detin blu, një kulturë të re të ndërlidhjes tokë – det, të turizmit dhe mjedisit të qëndrueshëm”.

Aldrin Dalipi –  Zëvendëspresident i Eurojanonit: 

“Eurorajoni la lançuar mbështetjen e idesë së autostradës Tiranë – Dubrovnik përveç aktorëve të tjerë. Eshtë një sinjal shumë i fortë që të zhvillojmë infrastrukturën midis rajoneve tonadhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm për të shkëmbyer eksperiencë në aspektin e turizmit, agroturizmit, kulturës dhe universiteteve tona”. 

Projekte të tjera në axhendën e Autoritetit Lokal të Rajonit Adriatiko – Jonian janë ngritja e disa aeroporteve të vogla ne kete zone.

Tv Klan