Mblidhet në Tiranë Forumi “17+1”

Posta

Mblidhet në Tiranë Forumi “17+1”

15:52 25/10/2019

Bisedime mes kryetarëve te bashkive të Kinës dhe Evropës Lindore e Qëndrore

Forumi “17+1” ka mbledhur në Tiranë kryebashkiakët e Kinës dhe vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore.

Kjo nismë e Republikës Popullore të Kinës, synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes këtyre vendeve në fushën e transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.

Në çelje të takimit, Kryeministri Edi Rama tha se “një nga pikat e rëndësishme të gravitetit të Minishengenit Ballkanik janë qytetet dhe historitë e suksesit të tyre”.

Ndërsa Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nënvizoi se takimi i sotëm është edhe një mundësi fantastike për të rritur bashkëpunimin jo vetëm me Kinën, por edhe mes vendeve të rajonit.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT