Balluku flet për aeroportin e Kukësit dhe atë të Vlorës

Takimi vjetor i drejtuesve të Aviacionit Civil të Konferencës Europiane të Aviacionit Civil po zhvillohet në Shqipëri këtë vit.

Përfaqësuesit  e 44 shteteve anëtare të kësaj konference janë përshëndetur nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Në fjalën e saj ajo foli për sfidat me të cilat u përball aviacioni shqiptar gjatë pandemisë por që sipas saj ia arriti që t’ia dalë mbanë.

Balluku i njohu pjesëmarrësit në këtë konferencë dhe me investimet që qeveria shqiptare ka kryer për ndërtimin e aeroporteve të reja, atij të Kukësit që ka nisur të funksionojë dhe atij të Vlorës, punimet për të cilin pritet të nisin në muajin Nëntor.

Tv Klan