Falenderon për mungesën e mbështetjes në kohën e pandemisë

Një Asamble e Përgjithshme e zakonshme në kushte të jashtëzakonshme. Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur takimin e organit më të rëndësishëm të saj në lidhje online me të gjithë anëtarët.

Në fjalën e hapjes, Presidenti i Federatës së Futbollit përmendi disa prej arritjeve siç është stadiumi “Air Albania”, shtëpia e futbollit dhe stadiumi i Kukësit.

Projekte këto në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, por ekzekutivin e ironizoi për mungesën e mbështetjes në periudhën e pandemisë.

Kritika pati edhe për ligjin për sponsorizimet në sport, i cili nuk mori parasysh propozimet e komunitetit sportiv. Por Duka tha se FSHF do të vazhdojë me prioritetet e saj.

Federata e Futbollit ka projekte ambicioze për të financuar në të ardhmen.

Megjithëse 52 klubet anëtare ishin të pranishme online, në Asamblenë e Përgjithshme të zakonshme mungoi qëndrimi i unifikuar i klubeve për rinisjen ose jo të kampionatit të futbollit.

Tv Klan