Presidenti i Republikës do të mbledhë të mërkurën në mesditë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar rreth masave për përballimin e pandemisë globale të koronavirusit. Televizioni Klan ka mësuar se edhe Kryeministri ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe po ashtu dhe krerët e institucioneve që janë anëtarë të këtij Këshilli.

Por Presidenti i ka bërë ftesë dhe kreut të opozitës, i cili e ka bërë publike pjesëmarrjen e tij në këtë mbledhje, pasi e vlerëson si kontribut në shërbim të sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve.

Nuk dihen ende detajet për masat e marra për mbajtjen e kësaj mbledhje për të eliminuar çdo mundësi kontakti mes anëtarëve pjesëmarrës.

Tv Klan