Liderët politik shqiptarë në Maqedoni u ulën në një tryezë të përbashkët, në të cilën diskutuan mbi platformën e përbashkët për formimin e qeverisë së re. Në takim morën pjesë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe tre drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa nuk ishin të pranishëm krerët e lëvizjes BESA dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Pas takimit Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela u shprehën se po shqyrtojnë se me cilin subjekt maqedonas do të hyjnë në koalicion qeverisës.

Ne jemi duke i vlerësuar situatat. Jemi duke biseduar me organet drejtuese të partisë dhe përcaktimi jonë është se koalicioni i ardhshëm duhet të jetë koalicion që merr përgjegjësi për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë, tha

Ali Ahmeti

.

Punojmë çdo ditë që ta pengojmë eksploatimin që ju bëhet shqiptarëve kur u merren taksat dhe nuk u kthehen si investime. Nuk do të lejojmë më që 30% e shqiptarëve të kenë 300 herë më pak të drejta nga 4% e serbëve në Kosovë, 

është shprehur Ziadin Sela, kryetar i LR PDSH-së

.

Gjasat për formimin e qeverisë së re i kanë të dy partitë maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM, por pa partitë shqiptare nuk sigurojnë shumicën parlamentare.

Tv Klan