Disa punonjës të një kompanie që merret me mbledhjen e hekurave, kanë gjetur rreth 20,000  paund pasi hapën një kasafortë të vjetër të cilën e kishin mbledhur për ta ricikluar.

Ata e gjetën kasafortën e vjetër në afërsi të Ipswich, Angli, por ndërsa e hapën gjatën shumë e parave, të cilat më pas i dorëzuan në polici.

Këto para kanë qenë në zyrat e policisë prej muajit prill të këtij viti duke pritur pronarin e ligjshëm, por siç raporton BBC, tashmë ato do të dorëzohen për bamirësi pasi askush nuk i ka kërkuar.

David Dodds, drejtori i punonjësve që i gjetën, tha se do të bëhen dy bamirësi me këto para.

Paratë dyshohet se janë futur në atë kasafortë para shumë viteve, ndërsa mendohet se në zonën ku janë gjetur ka qenë një fabrikë e vjetër e cila thuhet se është shembur. /tvklan.al