Kujdesi për mjedisin tonë duket si një detyrë e pamundur, por kurrë nuk ishte një problem për N.S. Rajappan. Pavarësisht se ishte i paralizuar nga beli poshtë, ai ka vite që pastron lumin në vendlindjen e tij. Një fotografi e tij e postuar në internet, frymëzoi njerëzit e tjerë të ndihmonin në mbrojtjen e planetit tonë.

Bright Side ishte në gjendje të kontaktonte me fotografin Nandu Ks i cili realizoi këtë foto dhe mësoi se si fotografia e tij ishte në gjendje të ndryshonte jetën e të dyve për mirë.

Njerëzit po hidhnin shishe plastike drejt një burri në një varkë. Nandu sapo kishte lënë punën e tij si inxhinier dhe filloi të ndiqte pasionin e tij për fotografinë. I pajisur vetëm me një aparat fotografik me qira, ai filloi të kërkonte subjekte interesante. Një ditë, ai vuri re një skenë të pazakontë. Ai pa një burrë që voziste me një varkë, duke mbledhur diçka. Ndërsa burri në anije iu afrua njerëzve të tjerë pranë bregut të lumit, ata filluan të hidhnin shishe pranë anijes së tij. Nandu shkrepi një fotografi të burrit, pyeti përreth dhe ishte në gjendje të mësonte historinë e e tij.

Z. Rajappan me anije ka mbledhur mbeturinat plastike për vite me radhë. Ai nuk ka qenë në gjendje të ecë që kur ishte i ri, por kjo nuk e ndaloi të përfundonte misionin e tij. Në moshën 69 vjeç, ai ka mbledhur mbeturina plastike në lumë për më shumë se 5 vjet. Pas një dite të gjatë të mbledhjes së mbeturinave plastike, ai i shet vetëm për 0,17 dollarëve.  

“Dikush duhet të heqë mbeturinat nga uji”, deklaroi ai në një intervistë.

Fotografi Nandu iu afrua Rajappan dhe i tregoi foton që bëri, ndërsa ai vetëm i buzëqeshi. Nandu më pas ngarkoi fotografitë që bëri në rrjetet sociale dhe historia e tij u bë publike nga mediat lokale.  Z. Rajappan mori ndihmë nga shumë njerëz.

Puna e Z. Rajappan madje u vu re edhe nga kryeministri indian i cili i dha një mbështetje dhe ndihmë morale. Që atëherë njerëzit i kanë dhënë një varkë me motor, madje disa të tjerët kanë ofruar t’i ndërtojnë një shtëpi të re. Një kompani i dhuroi gjithashtu një karrocë me motor. Të gjithë ishin vërtet të lumtur për të.

Nandu dhe Rajappan u bënë miq mjaft të mirë që nga ajo kohë. Nandu shpesh viziton Rajappan për të ndarë lajmet dhe videot më të fundit të historisë së tij. Nandu ka krijuar llogari në rrjetet sociale për të ndjekur ëndrrën e tij për të qenë një fotograf profesionist. Nga ana tjetër, Rajappan, vazhdon të mbledhë shishe plastike duke përdorur anijen e tij të re. /tvklan.al